Alidema rikthehet te Llapi
Sulmuesi Festim Alidema është rikthyer sërish në skuadrën e Llapit. Alidema në skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina zhvilloi pjesën më të mirë dhe më të suksesshme si futbollist.
Prej moshës 20 vjeçare trajneri Tahir Batatina besoi në cilësitë e tij dhe nga hapësira e dhënë tek Llapi, Festimi gjatë dy edicioneve 2017/18 dhe sidomos 2018/19 ishte ndër futbollistët më të mirë.
Talenti i tij nuk kaloi pa u vënë re nga shumë menaxherë dhe pas një periudhe shumë të suksesshme tek Llapi me 46 ndeshje, 12 gola e 7 asistime arriti të transferohej në Superligën kroate tek Slaven Belupo, megjithatë disa gjëra nuk shkuan si duhet atje dhe Festimi ishte rikthyer prapë në Superligën e Kosovës tek skuadra e Dritës por nuk arriti ta gjej formulën e performancës së mirë sikurse tek Llapi.
“Pas përfundimit të kampionatit 2020/21, Festim Alidema përfundoi kontratën me Dritën dhe pas bisedimeve me presidentin e klubit, Beqir Batatina u arrit akordi për rikthimin e tij tek Llapi dhe ky transferim ndodhi pa hezitim duke ditur cilësitë e Festimit, kryesia e klubit dhe stafi teknik nuk hezituan për t’i ofruar kontratë 2 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një viti, gjë që e mban atë pjesë të klubit për 3 vitet e ardhshme (2021-2024)”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/