
Alienët ekzistojnë dhe ata jetojnë mes nesh
12 janar 2020
| 13:06
Austronautja e parë femër që udhëtoi në hapësirë, Helen Sharman, “hodhi bombën” duke deklaruar se alienët ekzistojnë.
Gjatë një interviste për revistën “Observer” ajo ka thënë se hapësira është e përbërë nga miliarda yje dhe domosdoshmërisht ka gjallesa të tjera përveç njerëzve.
Ajo beson se alienët mund të kenë përbërje tjetër kimike nga ajo e njerëzve dhe se ata mund të jetojnë rreth nesh, por ne nuk mund t’i shohim.