![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/armend-alimi.jpg)
Alimi, afër Prishtinës
01 shtator 2021
| 15:41
Armend Alimi është para transferimit te skuadra e Prishtinës në Kosovë. Sipas “Sportmedia” mesfushori me ndikim te skuadra e Shkëndijës, kalon në kampionatin e Kosovës, te skuadra e drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirja Ramadani.
Mesfushori nga Kumanova, nga ardhja e tij te Shkëndija në vitin 2014, arkëtoi 3 tituj kampion, dy herë Kupën dhe 3 herë ka luajtur në sfidat e plej offit në Ligën Evropa. Ditë më parë, Besart Ibraimi u largua nga skuadra tetovare drejt skuadrës greke të Ksantit, ndërsa Shkëndija ndërpreu bashkëpunimin me Antonio Paviçin, Igor Vandersonin dhe Arblin Zejnullain.