Aliouen Tew te KB Prishtina

22 korrik 2021 | 14:00

KB Sigal Prishtina ka kompletuar transferimin e basketbollistit të parë të huaj për edicionin e ri të garave.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka bërë me dije transferimin e Aliouen Tew.

“Aliouen Tew vjen nga Franca. Është 29 vjeçar, i gjatë 206 cm dhe luan në pozitën qendër. Ishte pjesë e Kolegjit Niagara në ShBA. Karrierën profesionale e vazhdoj në shumë liga si në Zvicër, Katar, Francë, Angli, së fundmi në Spanjë tek ekipi Melilla që garon në Leb Gold”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalidou Koulibaly është akoma në orbitën e Paris Saint-Germain. Sipas…