Alison: Kam qarë kur u largova nga Roma
03 tetor 2018
| 13:55
Portieri brazilian Alison Becker ka bërë me dije se ka qarë pas transferimit në Liverpool nga Roma.
“Ta lije Romën ishte mjaft e vështirë. Kam qarë për një kohë të gjatë, së bashku me gruan time. Bëra një zgjedhje profesionale, një hap përpara në karrierën time e Roma mori, gjithashtu, shumë para. Me kokë vendosa të shkoj te Liverpooli, por zemra ime ishte mbushur me lot”, ka thënë Alisoni.