Alisson refuzon të shkojë në Arabi: Dua të respektoj kontratën time
25 gusht 2024
| 16:31
Alisson Becker e ka përkushtimin për të ardhmen e tij në Liverpool, pasi refuzoi mundësinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Braziliani, 31 vjeç, ka kontratë me Liverpool deri në verën e vitit 2027.
“Dua të respektoj kontratën time dhe të përfundoj kontratën time këtu ose të bëj një të re,” tha Alisson. “Jam vërtet i lumtur këtu. Familja ime është e lumtur”.
“Asnjëherë nuk arrita në pikën që të flisja për pagat. Ishte thjesht interes, por kur dëgjon për numrat që lojtarët e tjerë po marrin (në Arabinë Saudite) tërhiqesh pak. Kjo është normale”, ka thënë braziliani, shkruan The Skynews.