
Alissoni, portieri i vitit nga UEFA
29 gusht 2019
| 18:47
Alisson Becker i Liverpoolit është shpallur Portieri më i mirë i vitit nga UEFA.
Braziliani shkëlqeu në Ligën e Kampionëve duke ndihmuar “Të Kuqtë” të arrijnë triumfin për t’u shpallur më të mirët në Evropë. Në listën e ngushtë për këtë çmim ishin edhe Hugo Lloris e Marc-Andre ter Stegen.