Alissoni vendos rekord

01 maj 2022 | 16:39

Portieri i Liverpool, Alisson Becker po bën paraqitje të shkëlqyera me skuadrën angleze, teksa ka arritur të mbajë portën e kyçur në 20 ndeshje.

Ky është një rekord për gardianin e “The Reds” pasi asnjë portier tjetër nuk ka arritur ta bëjë diçka të tillë në 5 ligat kryesore evropiane.

29-vjeçari, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Roma për 66.8 milionë funte në verën e vitit 2018, e ka dëshmuar veten si një nga portierët më të mirë në botë gjatë kohës së tij në Anfield.

Alisson tani ka gjithsej 85 porta të paprekura në 177 ndeshje për Reds, të cilët kishin pasur probleme për të gjetur një portier të besueshëm që  Pepe Reinas një dekadë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u numëruan votat që u dhanë dje në Kuvendin…