Aliti dhe Shima takohen me sekretaren e përgjithshme të ANOC-it

08 shkurt 2022 | 12:16

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Gerti Shima, janë takuar me sekretaren e përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Gunilla Lindberg, raporton “Epoka e re”.

“Në takimin e zhvilluar në zyrën e ANOC Olympic në Pekin të Kinës, sekretarët Aliti e Shima, kanë diskutuar me sekretaren Lindberg mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të bëhen pjesë e Lojërave Botërore të Rërë, që organizohen nga ANOC-u. Edicioni i dytë i Lojërave Botërore në Rërë, pritet të mbahet në shtator të vitit 2023, pas shtyrjes së bërë nga viti 2021, shkaku i pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lufti Haziri, ka postuar…