
Aliti mori pjesë në takimin koordinues për LM ‘Taranto 2026’
07 prill 2025
| 13:32
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, mori pjesë në takimin koordinues për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Komisioni bashkë edhe me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippousis, mbajtën takim të frytshëm me Komitetin Organizativ, me të cilët diskutuan për progresin e përgatitjeve të organizimit të LM Taranto 2026.
Edicioni i 20-të i LM Taranto 2026 mbahet prej 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në qytetin Taranto të Italisë. Kujtojmë që pas Tarantos, mikpritëse e Lojërave të ardhshme Mesdhetare është “Prishtina 2030”.