Aliti pret në takim drejtuesit e Federatës së Badmintonit
03 shtator 2021
| 18:15
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka pritur të premten drejtuesit e Federatës së Badmintonit të Kosovës, kryetarin Lulëzim Haziri dhe sekretarin e përgjithshëm, Blerim Sylejmani.
“Të dyja palët kanë bashkëbiseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit, për çka sekretari i përgjithshëm, Aliti, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për ta fuqizuar bashkëpunimin. Po ashtu, u diskutua për aplikimin në disa projekte ndërkombëtare, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin dhe avancimin e badmintonit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
/Epoka e re/