Aliti prezantohet te Zuerichu
02 tetor 2020
| 20:41
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti do të vazhdojë karrierën në Superligën e Zvicrës.
Aliti të premten është huazuar nga Kalmari suedez te Zuerichu. Sipas njoftimit të Kalmarit, Aliti ka kërkuar për kohë të gjatë që të jetë më afër familjes në Zvicër.
Kalmari e ka huazuar Alitin deri më 31 maj të vitit të ardhshëm, ndërsa opsioni është për transferim të plotë të tij te klubi zviceran. Ai prej fillimit të vitit të kaluar ishte te Kalmari.