Aliti: Qëndroni në shtëpi, takohemi në qershor për realizimin e ëndrrës (Video)

20 mars 2020 | 14:37

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Fidan Aliti nëpërmjet një mesazhi ka apeluar të qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ta përballojmë më lehtë situatën me koronavirusin Covid-19.

“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira brenda mbyllur, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit tonë. Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë. Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”, ka theksuar mbrojtësi i kombëtares, Fidan Aliti në video-mesazh.

https://www.facebook.com/FFKKosova/videos/243647980017742/?t=0

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar…