Aliti: Shpresojmë që tri pikët të mbesin këtu

07 shtator 2023 | 16:45

Futbollistët e Përfaqësues së Kosovës i kanë vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës edhe të enjten në Kampin Nacional në Hajvali.

Mbrojtësi qendror Fidan Aliti ka thënë se ndeshja është e rëndësishme dhe emocionuese. Ai beson se me përkrahjen e tifozëve tri pikët do të mbesin në Prishtinë.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe besoj se do të jemi të gatshëm. Është emocionuese sepse kam lindur në Zvicër, familja jeton atje. Zvicra është një shtet dhe një kombëtare, ku me punë dhe disiplinë ka arritur në këtë nivel. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por me tifozët tanë dhe mbështetjen e tyre shpresojmë që tri pikët të mbesin këtu. Do të jetë emocion i madh të hyjmë në stadium, i cili do të jetë i mbushur përplot me tifozë dhe mbështetja e tyre na bën më të fortë. Do të jetë e vështirë të fitohet ndeshja pa mbështetjen e tifozëve ‘Dardanët’”, ka thënë Aliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e katër…