Aliti transferohet te Alanyaspor (video)

25 korrik 2023 | 11:31

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Fidan Aliti ka ndryshuar ambient në këtë afat kalimtar.

Pak çaste më parë, ekipi turk, Alanyaspor ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar.

“Jam në dijeni për synimet e klubit. Qëllimi im është që të kontribuoj në klub për t’u arritur ato synime”, ka thënë Aliti për faqen zyrtare të Alanyaspor.

29-vjeçari para se të vinte në Turqi ishte pjesë e ekipit të Zurich në Zvicër. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur një viktimë e pretenduar e krimeve të luftës,…