Aliti tregon arsyen e humbjes

11 tetor 2020 | 22:51

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se ka qenë e vështirë të luhet sonte ndaj Sllovenisë, pas humbjes së pësuar të enjten ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e plejofit për Evropianin 2021. Kosova u mposht 1:0 nga Sllovenia në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.

“E kishim në mendje ende humbjen nga Maqedonia, nuk ishte humbje e lehtë, por kemi tentuar të reagojmë. Ishte pozitive pasi krijuam raste në pjesën e parë dhe të dytë. Kemi luftuar dhe u munduam të reagojmë. Dhamë maksimumin, por ky është futbolli, duhet të pranojmë humbjen. Kemi dashur të bëjmë krenar të gjithë”, ka thënë Aliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple njoftoi një tjetër ngjarje virtuale, që ndodhi më 13…