Aliu: 53 milionë euro janë dhënë në mënyrë të parregullt
Ka filluar interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupit parlamentar të LDK-së, në lidhje me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel Enka”.
Paraqitësi i kësaj interpelance deputeti i LV-së, Liburn Aliu, ka thënë se për 53 milionë euro duhet sqarim në hollësi.
“Gjendjen që po e shohim sot po e shohim se nuk do të kryhet kontrata deri në 31 dhjetor 2018. A do ta penalizojmë pastaj kompaninë ‘Bechtel Enka’. Ky 53 milionësh quhet si penalizmi i Qeverisë së Kosovës. Na sillni dokumente se si është penalizuar, qysh është penalizuar. Për mua s’është penalizim i Republikës së Kosovës për punën në pagesë por, është dhënë në mënyrë të parregullt”, ka deklaruar deputeti Aliu.