Aliu: Ata që dolën nga Vetëvendosje paguheshin me pagë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar ish-kolegët partiakë të cilët janë bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD) në lidhje me protestën e 29 shtatorit.
Ai ka thënë se pavarësisht largimeve të tyre nga Vetëvendosje, ky subjekt politik është rritur edhe më shumë.
“Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që të gjithë do të dalin nga Vetëvendosje dhe, siç edhe kanë thënë, ‘Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!’. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysmë pragu. Këtë vit nga VV kanë dalë rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejtë. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/