Aliu: ‘Bashkimi i qytetit’ të Ferizajt, afër realizimit
29 prill 2018
| 17:07
Brenda muajit maj do të përfundojë plani në detaje për projektin e “Bashkimit të qytetit” në komunën e Ferizajt, që pastaj të fillojë procesi i tenderimit i cili do t’i hapë rrugë edhe fillimit të realizimit të këtij projekti. Kështu ka bërë me dije kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Ai ka thënë se kostoja e këtij projekti do të jetë 2.5 milionë euro. Aliu ka thënë për “Kosovapress” se me ndërtimin e nënkalimit për vetura përveç eliminimit të kaosit në komunikacion do të bëhet edhe ruajtja e këmbësorëve, si dhe do të mundësohet qasje e lehtë nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” e deri tek rruga “Madeleine Albright”. “Ferizaj do të transformohet dhe do të jetë një qytet shumë atraktiv”, ka thënë Aliu.