Aliu dhe zëvendësi i tij Durmishi thërrasin konferencë për medie
08 shkurt 2024
| 08:45
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, pritet të mbajnë konferencë për medie të enjten.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Aliu dhe Durmishi pritet t’i drejtohen medieve me fillim në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Megjithatë, në njoftimin e MMPHI-së nuk është bërë e ditur tema e konferencës.