Aliu: Drogat janë kërcënimi ynë

01 nëntor 2019 | 16:53

Drogat çdo ditë po kërcënojnë shoqërinë tonë e me theks të veçantë të rinjtë. Me këtë qëllim dhe për të hapur muajin e vetëdijesimit kundër narkotikëve në Ferizaj të premten është mbajtur konferenca “Nëntori, muaj i vetëdijesimit kundër substancave narkotike”, e cila është organizuar nga Qendra “Këshillimi” dhe është mbështetur nga Komuna e Ferizajt.

Organizatorja e kësaj ngjarje, Arjeta Musliu, e cila e ka humbur të birin nga përdorimi i substancave narkotike, duke elaboruar punën e këtij institucioni dhe sfidat që përcjellin këtë fenomen e në veçanti familjet e të rinjtë ku hasen këto raste, ka thënë se që nga hapja Qendra “Këshillimi” ka ofruar shërbime profesionale për 150 raste, shifër kjo alarmuese për numrin në rritje të përdoruesve të narkotikëve.

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo komunë ndonëse me kufizime në infrastrukturën sociale, ka vullnetin e plotë institucional për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në luftimin e këtij fenomeni. “Unë jam luftëtar bashkë me ju! Çdo armë në duart e mia është edhe e juaja, kundrejt narkotikëve që helmojnë fëmijët tanë”, ka thënë Aliu.

Në anën tjetër, eksperti i psikoterapisë, Migjen Amzai, vullnetarë i kësaj Qendrës “Këshillimi” ka ndarë përvojat e tij dhe sukseset që ka shënuar kjo qendër për pak muaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Leonard Llulluni Juniku, shtrihet në bregun e majtë të…