Aliu e Minxhozi flasin për bashkëpunimin e komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Aliu ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për vizitën në komunën e Ferizajt dhe ofrimin e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në ato ekonomike dhe kulturore.
Ndërsa ambasadori Minxhozi ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës, duke shprehur gatishmërinë e plotë të shtetit shqiptar që të avancojë edhe më shumë mbështetjen dhe bashkëpunimin reciprok në mes dy vendeve.
Në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin në mes të qyteteve të binjakëzuara, përkatësisht komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës.
Po ashtu, është diskutuar për ndërveprimin ekonomik e tregtar si dhe rritjen e intensitetit të bashkëveprimit në aktivitetet kulturore në mes të Ferizajt dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë.