Aliu flet për projektet infrastrukturore, paralajmëron mbledhje të ministrave të Ballkanit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.
Me këtë rast, ministri Aliu, ka thënë se Kosova me anë të linjës hekurudhore do të ndërlidhet me vendet e regjionit, e që sipas tij kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve.
“Jemi në Miradi, pranë hekurudhës që lidh Hanin e Elezit që është pjesa e parë e projektit që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Kemi ardhur të vizitojmë punishten për këtë projekt që është i rëndësishëm dhe që ka të bëjë me rehabilitimin e linjave hekurudhore. Ky projekt është në fazën e përfundimit nga Fushë Kosova në Mitrovicë. Me këto projekte do të mbulohen me dizajnë preliminare. Modernizimi nënkupton projekte të sinjalistikës. Këto projekte janë të rëndësishme edhe për qarkullimin e brendshëm. Zhvillimi i portit të Durrësit, do ta shndërroj këtë transport në mallra. Në të gjitha anët Kosova do të jetë e kyçur me regjionin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e udhëtareve”, ka thënë Aliu, duke shtuar se pritet të ketë edhe projekte me BE-në.
“Nesër (e mërkurë) kemi mbledhje të rëndësishme ministrore e vendeve të Ballkanit dhe do të kemi prezent ministrat e regjionit. Është projekti i parë që ka të bëjë me modernizimin e linjave hekurudhorë”, ka thënë ai.
Më tutje, Aliu ka folur edhe për terminalin doganor në Han të Elezit, si dhe ndikim e rritjes së çmimeve në projektet infrastrukturore.
“Tek linja Prishtinë – Shkup jemi në fazën e rehabilitimit. Një çështje tjetër është rregulli i terminalit doganor në Hanin e Elezit. Janë disa projekte në vazhdimësi. Rritja e çmimeve në përgjithësi për produkte ndërtimorë ka ndikime të veta, por po bëjmë përpjekje që të mos ndikojnë në projekte tha Aliu.
Ndërsa përfaqësuesi nga BE-ja, i cili është drejtor i komunitetit të transportit, Matej Zakonjshek , ka folur për rëndësinë e linjës hekurudhore dhe ndërlidhjen me Maqedoninë dhe BE-në.