Aliu i reagon Thaçit për akuzat kundër Kurtit, Konjufcës dhe Ramabajës
28 dhjetor 2018
| 17:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj akuzave të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se papara organizatës “Syri i Popullit”qëndrojnë Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja.
“Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po mundin nga të gjitha anët godasin Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë. E paskan vendosë me dhanë territor si duket.
Kot e kanë, nuk do të munden. Lëvizja Vetëvendosje! vetëm po rritet”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/