Aliu kërkon nga Haradinaj që ta zvogëloj pagën e tij
13 janar 2019
| 21:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Liburn Aliu, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që ta zvogëloj rrogën e tij dhe t’ua rrisë mësuesve e mjekëve.
Pas vendimit për grevë të përgjithshme në arsim, deputeti i LVV-së, Liburn Aliu, ka kërkuar nga Haradinaj, që t’ua rris pagat mësimdhënësve.
Postimi i plotë i Aliut pa ndërhyrje:
Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve.