Aliu: Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes?
29 janar 2020
| 18:01
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se qytetarët e Kosovës më 6 tetor kanë votuar për ndryshim.
Ai parashtruar një pyetje për LDK-në, në rast se do të dështonin negociatat mes tyre për të formuar institucionet.
“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.