Aliu: LV-ja qëndroi gjithnjë pranë popullit
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar tubimin e saj për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.
Para mijëra përkrahësve të kësaj lëvizje që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, deputeti i LV-së, Liburn Aliu ka treguar arsyet e themelimit të kësaj lëvizje.
Ai ka thënë se duhet vetëvendosje deri në çlirim të plotë të vendit. “Para 15 vjetësh ne themeluam LV-në pasi thamë se ende nuk është kryer, thamë Vetëvendosje deri në çlirim të plotë të vendit. Për lëvizjen që nuk ndalet, përvjetorët janë pikat ku ne ndalojmë për një çast dhe shikojmë arritjet tona dhe rrugën që na pret”, ka deklaruar Aliu.
Ai ka treguar se kjo lëvizja doli si subjekti i parë politik në vend falë punës së aktivistëve të saj.
Aliu ka shtuar se LV-ja qëndrojë gjithnjë pranë popullit të vjedhur e të vuajtur.
“Tani që jemi të parët dhe që po bëhemi më shumë se gjysma e popullit, kjo falë punës dhe aktivistëve tanë që nuk u ndalën asnjëherë. Shumë të palodhshëm ishin aktivistët e VV-së me aktivitetet e tyre”, ka thënë Aliu.
(M.K / Epoka e re)