Aliu: Në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtarë të adresave

01 nëntor 2024 | 20:42

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shpallur nisjen e një projekti të rëndësishëm për standardizimin e adresave në Kosovë, i cili synon vendosjen e numrave të objekteve dhe lidhjen e qytetarëve me një adresë zyrtare. Ky projekt, që ka nisur të implementohet fillimisht në Komunën e Pejës, parashikon vendosjen e mbi 330,000 numrave në 22 komuna të vendit, duke sjellë një rritje të saktësisë së adresave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas ministrit Aliu, kjo iniciativë do të ndihmojë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve komunale dhe në zhvillimin e mëtejshëm urban të komunave.

Shkrimi i plotë:

Fillon Implementini i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare.
Sot, vizituam Komunën e Pejës për të parë nga afër implementimin e projektit të vendosjes së numrave të objekteve (publike dhe private), si dhe projektin për ndërlidhjen e qytetarëve me adresën zyrtare.

Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunave.

Ndërsa, projekti i ndërlidhjes së qytetarit me adresën zyrtare do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, përfshirë, por jo vetëm:
– Adresë unike për të gjitha shërbimet komunale, si pranimi i faturave për ujë dhe energji elektrike;
– Planifikim më të mirë të shërbimeve shëndetësore, sa më afër qytetarëve;
– Organizim efektiv të çerdheve dhe shërbimeve të tjera komunale;
– Pranimin e dokumenteve në adresën tuaj dhe shumë përparësi të tjera.

Urojmë të gjithë qytetarët dhe komunat për këtë iniciativë dhe inkurajojmë angazhimin e tyre në mirëmbajtjen e sistemit të adresave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në tubimin e kësaj partie…