Aliu: Në ish-ndërtesën e Komunës ilegale të Mitrovicës u zhvillua testi teorik për patentë shofer
11 tetor 2024
| 16:58
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës.
Në një postim në “Facebook”, ai ka bërë të ditur se në atë objekt MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit.
“Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë. Kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet ne veri të Mitrovicës”, ka shkruar Aliu.