Aliu në Preshevë: Autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa, por ne do të insistojmë vazhdimisht

28 janar 2022 | 11:42

Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, autoritet serbe ia kanë lejuar vizitën zyrtare në Preshevë.

Megjithatë, Aliu në një konferencë të përbashkët me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Beogradi mund t’iu bëjë ndalesa, por që do të bëjnë vazhdimisht kërkesa për të vizituar Luginën e Preshevës.

“Ne do të bëjmë vazhdimisht kërkesa për ta vizituar Preshevën. Autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa, por ne do të insistojmë vazhdimisht. Pra po ta refuzonin tash këtë kërkesë që erdha unë do ta bëja një kërkesë  tjetër për pak më vonë, pra nuk do të hezitojë të bëjë kërkesa të vijë ta vizitojë Preshevën, njëjtë sikurse edhe ministrat tjerë nëse më 28 nëntor kemi planifikuar të vinim katër ministra bashkë, tash erdha vet por në vizita tjera mbase do të jemi prapë bashkë”, ka thënë Aliu, duke shtuar se është i lumtur  për vizitën në Preshevë.

“Është obligim edhe i imi personal, por në veçanti është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Ne do të jemi përherë pranë, do të vijmë në vizita, përpiqemi që ne vizita tona t’i inkurajojmë qytetarët tanë që të qëndrojnë ashtu siç kanë qëndruar përherë”, ka thënë Aliu.

Më tutje, ai ka thënë se është detyrë që në aspektin politik, Qeveria e Kosovës që në negociatat me palën serbe ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve të Luginës.

“Është detyrë e jona që edhe në aspektin politik Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë duke pasa parasysh përherë parimet e reciprociteti”, ka thënë Aliu, duke vlerësuar kontributin që kanë dhënë qytetarët e Preshevës ndër vite për qytetarët e Kosovës.

“Edhe në luftën tonë qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kanë qenë përherë aktiv dhe rrjedhimisht lirinë që në e gëzojmë në Kosovë është liri e fituar edhe me kontributin e qytetarëve të tyre dhe Kosova e ka për detyrë dhe obligim që këtë të mirë t’ua kthejë vëllezërve të tri këtyre komunave dhe kjo është vetëm detyrë e jona dhe , nuk po bëjmë asgjë më tepër, bile po bëjmë pak me atë që duhet të bëjmë”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se vizita e Aliut nënkupton përkrahje të Kosovës për Luginën.

“Përshëndes praktikën e krijuar nga Qeveria e Kosovës që në vazhdimësi rajonin tonë ta vizitojnë ministrat e saj. Kjo përveç thellimit të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të udhëheqësve të shqiptarëve në Luginë me autoritet qendrore të Kosovës është përkrahej e madhe sidomos për qytetarët tanë. Kjo praktikë shërben edhe për sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginë”,  ka thënë Sinani. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerta Deliu Për më shumë se dy muaj më…