Aliu për dënimin e Shalës: Ishim kundër Gjykatës Speciale, kishim të drejtë
17 korrik 2024
| 12:08
Ministri i Ambientit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar kundrejt dënimit të rëndë e sipas tij të pamerituar ndaj Pjetër Shalës, ditën e djeshme në Hagë.
Aliu ka thënë se siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, po kuptohet se kishim të drejtë.
“Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.