Aliu: Po na e boni punën që ta bëjmë Qeverinë me mbi 60%
25 mars 2020
| 21:31
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme LVV do ta bëjë Qeverinë e vetme.
Aliu në fjalimin e tij në Kuvend deklaroi se partitë tjera do të vazhdojnë politikën e tenderëve.
“Po na e boni punën që ta bëjmë Qeverinë me mbi 60%, e ju të vazhdoni politikën e tenderëve e të kapje së shtetit, të cilët do i vjen fundi edhe asaj pune në zgjedhjet e ardhshme, kur na vetë do të mund ta bëjmë qeverinë, por prapë s’do e bëjmë vetë”, pohoi Aliu.
Seanca e jashtëzakonshme ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve.