Aliu reagon për mospërfshirjen e Luginës në ekipin negociator (Video)

07 janar 2019 | 15:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburin Aliu, ka mbajtur të hënën një konferencë për medie në lidhje me mospërfaqësimin e Kosovës Lindore në negociata me Serbinë.

“Si është e mundur që në delegacioni shtetëror të kemi aq shumë përfaqësues të partive që se kalojnë as pragun zgjedhor, mirëpo aty nuk janë përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pse në delegacion mos të jetë kryetari i Preshevës, kryetari i Bujanocit, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe asamblisti shqiptar në Medvegjë. Të gjithë këta, pjesëtarë të ashtuquajtur delegacion shtetëror, para se të bëheshin pjesë e këtij delegacioni, pjesë të fjalimeve të tyre gjithmonë e kishin çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka thënë Aliu, raporton “Epoka e re”.

Aliu ka thënë se pala e Kosovës është e gatshme të shkojë në dialog pa qenë e barabartë me Serbinë.

Më tutje ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është duke folur për bashkimin e Luginës së Preshevës vetëm me liderët e Luginës, por jo edhe me diplomatët perëndimorë.

Aliu ka thënë se liderët e Kosovës nuk e qajnë kokën për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/2487739891297863/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga ministri…