Aliu: Sistemi i “Hidrodrinit” nuk është i mbrojtur, pusetat janë lehtë të qasshme
16 korrik 2021
| 11:58
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se sistemi i ujësjellësit “Hidrodrini” nuk është i mbrojtur.
Në seancë e sotshme të Kuvendit, ai ka thënë se pusetat e këtij ujësjellësi janë lehtë të qasshme.
“Mënyra si është bërë klorizimi i ujit është manuale. Nëse e shohim të gjithë sistemin në vendin tonë, mund të shohim se ky sistem është lehtë i komprometueshëm. Përpos rastit të Deçanit, kemi edhe vende të tjera ku situata është e njëjta. Ne e kemi marrë me shumë seriozitet çështjen e inspektimeve të mëtejme dhe daljen e një raporti të përgjithshëm në lidhje me sigurinë e sistemit të ujësjellësit në vendin tonë”, ka thënë ai.