Aliu: Studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet

31 janar 2022 | 13:33

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjendet në Durrës për të diskutuar me autoritetet shqiptare për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se studimi i fizibilitetit dhe projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet.

“Studimi i fizibilitetit dhe projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet. Jemi tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka shkruar Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot…