Aliu takoi nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Shemsedini”
16 shkurt 2018
| 15:36
Në vigjilje të festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ambientet e Kuvendit Komunal (KK), kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar nga kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi-Bytyqi, kanë pritur nxënësit e shkollës fillore, përkatësisht të ciklit parashkollor të shkollës “Muharrem Shemsedini” nga Fshati i Vjetër.
Me këtë rast, kryetari Aliu ka falënderuar drejtuesit e shkollës, prindërit, nxënësit dhe organizatorët për vizitën.
Ai ka uruar që themelet e shtetësisë të forcohen edhe më tutje me punë dhe angazhim konkret.