Aliu takon John Kerryn: ShBA-ja mbetet aleatja më e rëndësishme e Kosovës

19 korrik 2022 | 15:10

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu është duke qëndruar në Berlin.

Me këtë rast, ai ka njoftuar se ka takuar John Kerryn, të dërguarin e posaçëm presidencial të Amerikës për ndryshme klimatike.

“Në hapjen e ditës së dytë të dialogut të klimës në Berlin, pata nderin e veçantë që të takoj z. John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të ShBA-ve për ndryshime klimatike, të cilit i shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit e popullit tonë për ndihmën, përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë”, ka njoftuar Aliu.

Ministri Aliu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri dhe aleati ynë më i rëndësishëm.

“Drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë…