Aliu: Do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur secilin anëtar të LV-së
15 janar 2018
| 22:25
Pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të Vetëvendosjes, deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu ka pohuar se do të bëjnë çdo përpjekje për ta ruajtur secilin anëtarë të LV-së.
“Kam qenë më pak optimist, pas kësaj mbledhje jam më shumë optimist. Do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur secilin anëtarë të organizatës, secili është jashtëzakonisht i vlefshëm për organizatën. Nuk është hapur fare çështja e kandidaturës”, ka thënë Aliu. (KP)