Aliu: Të rinjve ua besova qeverisjen në Ferizaj
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se të rinjve ferizajas ua ka besuar qeverisjen.
Ai në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka thënë se të rinjtë kanë ide dhe energji për t’i çuar përpara proceset zhvillimore.
Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se e vetmja rrugë për fuqizimin e rinisë është vendimmarrja nga vet ata.
“Në kabinetin tim, unë jam më i moshuari! Të rinjve në qeverisjen time i kam besuar përgjegjësi shtetërore. Jam i rrethuar nga ide, energji e dinamikë që vetëm të rinjtë mund ta bartin në krahët e suksesit. E vetmja rrugë për fuqizimin e rinisë është vendimmarrja nga vet ata. Këtë model e kam instaluar në çdo pore të jetës institucionale dhe do ta vazhdoj tutje. Urime 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka shkuar Aliu.
/Epoka e re/