Aliu thotë se Veseli dëshiron që Kushtetuesja ta godasë Thaçin dhe LV-në për t’u bërë kryeministër
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka theksuar se lideri i PDK-së, Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godasë presidentin Hashim Thaçi dhe Vetëvendosjen, në mënyrë që t’i hapet rruga për t’u bërë kryeministër i Kosovës.
Ai ka thënë se Veseli e dinë që në zgjedhjet e ardhshme fiton Vetëvendosje, por beson se me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i hapet rruga për t’u bërë shef i qeverisë.
“Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë. Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen Vetëvendosje! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë kryeministër. E përsëris, po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10216970428113921