Aliu u bën thirrje qytetarëve dhe diasporës së Ferizajt të regjistrohen
Ai ka thënë se ky proces është i rëndësishëm dhe është në favor të qytetarëve që marrin shërbime nga komuna që udhëheq ai.
“Kanë mbetur edhe pak ditë në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes, andaj ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.