Aliu u ndan mirënjohje deputetëve ferizajas të Kushtetutës së Kaçanikut
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë mirënjohje për ish-deputetët e kësaj komune që më 7 shtator 1990 mbrojtën themelet e shtetësisë, Kushtetutës së Kaçanikut.
“Sot 30 vjet më parë nuk ishte aspak e lehtë të artikulosh pavarësinë e të ndërtosh themelet e Kushtetutës së Kosovës, Kuvend i cili u mbajt në Kaçanikun e legjendave e gjurmëve të lashta të historisë më 7 Shtator 1990. Ferizaj pati deputetët Ali Shahini, Binaze Jashari, Shaban Hashani, Muhamet Shabani, Nazmi Fejzullahu e Ismajl Sahiti, që me guxim qytetar dhe politik, sypatrembur, mbrojtën themelet e shtetësisë në ngjizje të Kosovës”, ka thënë kryetari Aliu, duke shtuar se: “Në këtë jubile të 30-të, nderova me mirënjohje institucionale, këta burra e gra që në pikun e vlimeve për komb e atdhe u rreshtuan guximshëm në anën e drejtë të historisë”.