Aliu i vendosur për transparencë komunale
Është bërë publike për herë të parë lista e shfrytëzuesve afatshkurtër dhe afatgjatë të pronave komunale në Ferizaj.
Kjo listë pasqyron shfrytëzuesit e pronave komunale dhe është në funksion të interesit publik, gjegjësisht të drejtës për informim lidhur me shfrytëzuesit e pronës komunale si dhe realizimit të projekteve që për qëllim kanë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e papunësisë.
“Këtij procesi i ka paraprirë një verifikim në terren i gjendjes dhe kushteve të shfrytëzimit të pronës komunale. Ky proces është realizuar me nismën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe zbatimin nga ana e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Publikimi i këtij dokumenti është në vazhdën e bërjes transparente të dokumenteve të rëndësishme dhe me interes të publikut në Komunën e Ferizajt”, është thënë në njoftimin e Komunës së Ferizajt.