Aliu: Vetëvendosje nuk bën pazar me deputetët e Listës Serbe
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se kjo lëvizje nuk bën pazar me deputetët e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj.
“Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 kur iu vunë themelet ‘Zajednicës’. Jemi i vetmi subjekt që asokohe e kundërshtuam këtë me vendosmëri. Listës Serbe i prinë Radojçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira kryeministri Haradinaj dhe Vuçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira presidenti Thaçi. Këta bashkë sundojnë dhe e zhvatin Kosovën. Ne nuk ua kërkojmë nënshkrimet dhe nuk bëjmë pazar me deputetët e Listës Serbe. Ne duam rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse kjo qeveri sundon e vjedh bashkë me Listën Serbe, pse nuk bën që asnjë votë e tyre të kontribuojë në rrëzimin e Qeverisë?!”
“Ne nuk besojmë që Lista Serbe voton për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Në verën e vitit 2017, vetë Vuçiqi thoshte më mirë Haradinaj se Kurti. Veçse largimi i këtij regjimi që vjedh buxhetin e pasuritë e Kosovës së brendshmi dhe fal shtetësi e territor të republikës sonë së jashtmi, gjithsesi imponohet si prioritet”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/