Alketa, moderatore e festivalit më të rëndësishëm në Itali
16 janar 2020
| 11:36
Alketa Vejsiu do të realizojë atë që nuk e ka bërë asnjë moderator tjetër shqiptar: do ta prezantojë Sanremon e këtij viti krah emrave të njohur si Monica Bellucci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Sabrina Salerno, Goergina Rodriguez, apo Mara Venier.
“Kjo është ëndrra për të cilën ju kisha folur! Ëndrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjet. Ëndrra qe frymëzoi festivalin e 58 të këngës! Italia që pas Shqipërisë sime është pa as më të voglin dyshim vendi më i bukur në botë. Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët!”, ka shkruar Alketa në “Instagram”.