Alkimia e pushimores ‘Ganimete Tërbeshi’
Shkruan: Kimete Berisha
Krejt Kosova u shku për uflla, u privatizu, s’ka mbet gjë pa u tjetërsu, ndërsa qeveria e Kosovës po lyp ‘hak’ për një pushimore që e paska Kosova në Mal të Zi.
Ku me marrë pushimoren që me ta kthy?
Qysh me t’i kthy 4500 metra tokë?
Me nda Malin e Zi, a me shpall pushimoren ‘Ganimete Tërbeshi’ shtet të pavarur nga Mali i Zi!
A ka logjikë që një shtet ta padis një shtet tjetër për një pushimore të blerë në një realitet tjetër, në një tjetër kohë?
S’ka logjikë!
Dhe nëse ta kthen Mali i Zi pushimoren, qysh don me pru n’Kosovë?
A e ke blé tokën a pushimoren, se toka e një shteti tjetër s’blihet!
Cili shtet e shet një copë të shtetit të vet?
Kosova nuk ishte shtet (kur e paska blerë pushimoren), që sot ish pushimoren Ganimete Tërbeshi ta konsiderojë si pronë të saj shtetërore.
Kjo ide e qeverisë së Kosovës është sherr i paimagjinueshëm dhe hile e madhe që e frymëzon Serbinë!
Është alkimi, është shkencë e rreme mesjetare, është qeverisje e çmendur.
Sepse, qeveria po lyp diçka që s’kthehet,
pra po lyp sherr, sepse po e lyp të pamundurën.
Nuk ka logjikë që një shtet të ketë prona shtetërore në një shtet tjetër, sepse kur e ka blerë pushimoren as Kosova as Mali i Zi nuk kanë qenë shtete!
A po don n’këtë harxh me kthy edhe Jugosllavinë?
Se pa u kthy Jugosllavia nuk kthehet pushimorja!
Po doni ta ktheni Kosovën deri aty ku nuk ishte shtet!
Pse, kur e dini që nuk mundeni!
Sepse e kaluara nuk redaktohet, të kaluarën nuk e ndryshon asnjë Drejtësi!
P.S. Nakupenda pia, nakutaka pia, mpenzi we ?.