‘All Star Game’, gati të bëhet realitet
Liga “All Star Game” pritet të bëhet së shpejti realitet në Evropë. Ky lajm vjen nga “The Times”, teksa përforcon idenë e ngritur nga presidenti i ri i Chelseat, Tod Bohli, i cili ishte ai që e krijoi si një ide të bujshme që pritet të zhvillohet mes katër kampionateve më të forta në kontinentin e vjetër, Serinë A italiane, Premierën Ligën angleze, La Ligën spanjolle dhe Bundesligën gjermane. Në këtë turne do të marrin pjesë vetëm 11-shja më e mirë e kampionatit.
Nëse kjo ide do të bëhet realitet, nuk dihet ende sesi dhe kur do të zhvillohet, në muajt e verës gjatë fazës përgatitore apo në pauzën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
“The Times” ka “skicuar” formacionet në katër kampionatet më të forta si një hipotezë sesi pritet të zhvillohet ky turne.
Premier Liga: Alisson; James, Ruben Dias, Thiago Silva, Zinçenko; De Bruyne, Rice, Rodri; Salah, Halaand, Luis Diaz.
Seria A: Maignan; Di Lorenzo, Skriniar, Bremer, Spinazola; Brozoviç, Milinkoviq-Saviç; Chiesa, Dybala, Leao; Osimhen.
La Liga: Courtois; Kounde, Militao, Gimenez, Alaba; Modriç, Busquets, Pedri; Benzema, Lewandowski, Vinicius JR.
Bundesliga: Sommer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Davis; Kimich, Bellingam; Gnabry, Musiala, Mane; Nkunku.