Allegri: Barazimi i merituar ndaj Sevillas
Juventusi mori një barazim në sekondat e fundit ndaj Sevillas në Ligën e Evropës duke mbajtur hapur shpresat për kualifikim.
Trajneri Massilimiano Allegri fajësoi Bonuccin për golin e pësuar, ndërkohë që vlerësoi kundërshtarët si ekspertë në këtë kompeticion.
“Bëmë një ndeshje të mirë derisa pësuam golin, ndërsa në pjesën e dytë bëmë një lojë akoma më të mirë. Barazimi ishte një rezultat i merituar dhe tashmë lë çështjen e kualifikimit të hapur. Kur arrin në një nivel të ndeshjeve gjysmëfinale, ekipet janë të barabarta. Sevilla është një ekip ekspertësh që nuk e lë kurrë lojën dhe e dëshmuan përsëri. Ne duhej të ishim më të saktë në 25 minutat e para”, ka thënë Allegri.
“Goli i pësuar? Di Maria duhet të kishte luajtur aty një top më të thjeshtë. Bonucci kaloi nën presion të lartë, ai duhet të bënte një faull vetëm të mos shënohej gol. Sevilla ishte e përgatitur në nisjen e kundërsulmit, por ne ishim gjithashtu në pozicion”, ka shtuar Allegri.