Allegri: Do të jetë e vështirë ta mposhtim Monzën

30 nëntor 2023 | 14:13

Juventusi përgatitet për ndeshjen që do të luajë të premten ndaj Monza në kampionat. Në rast fitoreje, bardhezinjtë do të ngjiteshin të paktën për 48 orë në krye të renditjes së Serie A. Gjithsesi, për trajnerin Max Allegri nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

“Monza, sezonin e kaluar na mori 6 pikë dhe nuk na lejoi të shënonim asnjë gol në portën e tyre. Ndaj, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme njëkohësisht, për t’i dhënë vijueshmëri barazimit me Inter në kampionat”, ka thënë Allegri.

“Nëse gabojmë përshtatjen në fushë dhe luajmë pa intensitet do të humbasim serish, ashtu si vjet. Nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë. Jemi të vetëdijshëm për limitet tona dhe kemi një pozicion të mirë në renditje”, u shpreh trajneri juventin.

“Duhet t’i hedhim hapat një e nga një, pasi jemi larg titullit. Monza është ekip i fortë, me disa lojtarë me përvojë në Serie A, që të vënë në vështirësi. Jemi dy pikë larg Inter dhe është krenari të jemi aty, ndaj nuk duhet t’ i lëmë të largohen dhe të lëmë të tjerët pas”, ka deklaruar Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është…