Allegri do të largohet nga Juventusi
10 maj 2019
| 11:19
Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit pas përfundimit të këtij sezoni.
Edhe pse e kishte konfirmuar gatishmërinë për të qëndruar në Torino, duke u konfirmuar në detyrë për edicionin e ri edhe nga presidenti Andrea Agnelli, gjithçka ka ndryshuar.
“Corriere della Sera” raporton se Allegri u ka thënë miqve se: “Koha ime këtu ka përfunduar”. Sinjal i qartë i largimit nga Juventus, në pritje të zyrtarizimit, pas takimit me presidentin Agnelli. Allegri mund të emërohet trajner i Paris Saint-Germain.